Pensione pleqërie i parakohshëm

Pensioni i parakohshëm për anëtarin e fondit të pensionit  përfitohet 5 vjet para se ai ose ajo të mbushë moshën për pension të plotë pleqërie, sipas Ligjit për Sigurimet Shoqërore, pavarsisht nga koha që ai ka  derdhur kontribute ne fond.
Si tërhiqen asetet e Fondit?
 
Anëtari i Fondit te Pensionit, të cilit i ka  lindur e drejta për të marrë pension privat, mund të tërheqë asetet e Fondit si më poshtë:
a. Në mënyrë të menjëhershme: ku tërhiqen të gjitha shumat që janë grumbulluar për llogari të të siguruarit;
b. Në formë periodike të përmuajshme si pensioni, duke përcaktuar masën e pensionit të përmuajshëm dhe kohën e pagesës së tij. Në këtë rast shumat që mbeten  ri-investohen, me qëllim rritjen e tyre;
c. Në blerjen e një kontrate sigurimi jete në formë të përvitëshme nga kompanitë e sigurimit të jetës. Në ketë rast, shoqëria administruese i rekomandon anëtarit kompaninë që do të sigurohet, duke negociuar me të.
d. Në cdo rast shumat e pa tërhequra për shkaqe të arsyeshme janë pronë e trashëgimtarëve.
Comments are closed.