Pensione pleqërie

Fondi i Pensioneve Private SIGAL mundëson pension pleqërie i cili mund të tërhiqet kur anëtari i Fondit mbush moshën për pension të plotë pleqërie, sipas ligjit Për Sigurimet  Shoqërore, pavarësisht nga vjetërsia në punë. 
 
Ky është një pension privat shtesë krahas pensionit shtetëror dhe çdokush mund të përcaktojë vetë masën e pensionit që dëshiron të përfitojë.
2000
6620
480000
1588800
110880
3500
11585
840000
2780400
1940400
5000
16550
1200000
3972000
2772000
Si tërhiqen asetet e Fondit?
 
Anëtari i Fondit te Pensionit, të cilit i ka  lindur e drejta për të marrë pension privat, mund të tërheqë asetet e Fondit si më poshtë:
a. Në mënyrë të menjëhershme: ku tërhiqen të gjitha shumat që janë grumbulluar për llogari të të siguruarit;
 
b. Në formë periodike të përmuajshme si pensioni, duke përcaktuar masën e pensionit të përmuajshëm dhe kohën e pagesës së tij. Në këtë rast shumat që mbeten  ri-investohen, me qëllim rritjen e tyre;
 
c. Në blerjen e një kontrate sigurimi jete në formë të përvitëshme nga kompanitë e sigurimit të jetës. Në ketë rast, shoqëria administruese i rekomandon anëtarit kompaninë që do të sigurohet, duke negociuar me të.
 
d. Në cdo rast shumat e pa tërhequra për shkaqe të arsyeshme janë pronë e trashëgimtarëve.
Comments are closed.