Rreth FPP

0,,17381877_404,00
Te nderuar miq!
 
Kam kënaqësinë që nëpërmjet faqes tonë web www.fppsigal.com.al të sjell tek Ju informacionin e nevojshëm për veprimtarinë e Fondit të Pensioneve Private Vullnetare”SIGAL”
 
Hapja dhe zhvillimi i fondeve të pensioneve private, fillimisht suplementare vullnetare, e në vazhdimësi, të detyrueshme, vjen në një moment mjaft të rëndësishëm të problemeve që po përballet sot sistemi i pensioneve në Shqipëri.  
 
Në kushtet kur ritmet e lindjes po bien dhe jetëgjatësia  mesatare e njerëzve po zgjatet, sistemi shtetëror i pensoneve,i modeluar sipas parimit “Pay-As-You Go”, po shkon gjithmonë e më shumë drejt pamundësisë për të plotësuar nevojat e moshës së tretë. Në këtë kuadër,  zhvillimi i fondeve private të pensioneve paraqitet si domosdoshmëri. 
 
Me këtë mision, FPP SIGAL, i licensuar nga Inspektoriati i Institutive të Pensioneve Private Suplementare, me vendiminnr.3,date 12.12.2005  filloi veprimtarinë e tij në janar 2006 si IPP”CAPITAL”. Me përmirsimet në strukturën e aksionerëve dhe të menaxhimit që ju bë kompanisë në fillim të vitit 2008, si dhe me  rilicensimin qe ju be me vendim nr. 50 date 30.03.2011 te Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare, si Shoqeri Administruese e Fondeve te Pensioneve “Sigal Life Uniqa Group Austria” ajo përfaqsohet sot me një imazh të ri e rezultate mjaft pozitive në këtë  treg.
 
Nëpërmjet faqes tonë web, e përditësuar, ne do të mundohemi t’ju vijmë në ndihmë duke ju dhënë informacion për produktet që ofron kompania FPP SIGAL, kushtet për t’i përfituar ato, shtrirjen e rrjetit të saj, Banken Depozitare me të cilën bashkëpunon për të siguruar në çdo kohë e sa më afër këtë shërbim, fushat e investimit të fondeve, informacion për zhvillimet legjislative, informacion financiar për një transparencë maksimale në mardhëniet me klientin,  etj.
Duke shpresuar që jemi  emri qe Ju i besoni të ardhmen tuaj
 
Sinqerisht
 
Naim Hasa
Administrator i Përgjithshëm