SH.A.F.P SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA, është një shoqëri aksionare, me seli në adresën: Rr.Donika Kastrioti, Tiranë. SH.A.F.P është regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit më datë 31/01/2006, liçensuar shoqëri administruese me vendimin e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) me liçensë nr. 2, datë 30.03.2011.

Shoqëria ka për objekt të veprimtarisë së saj: mbledhjen dhe investimin e fondeve të pensioneve, në përputhje me dispozitat e ligjit, si dhe në përputhje me parimin e shpërndarjes së riskut (diversifikim), për ofrimin e përfitimeve të pensionit për personat që anëtarësohen në Fond. Shoqëria administruese ka dhe funksionin e kryerjes së pagesave të pensionit si dhe çdo objekt tjetër të lejuar nga legjislacioni dhe që nuk vjen në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore për fondet e pensionit vullnetar.

Historiku

2006
2006

Themeluar CAPITAL- Instituti Privat i Pensioneve

2008
2008

Emërimi i Z. Naim HASA Administrator i Përgjithshëm

2008

Dyfishim i numrit të anëtareve në krahasim me nje vit më përpara

2011
2011

Liçensuar nga AMF si Shoqëria administruese e Fondit të Pensionit “SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA”

2011

Shtuar aksionar “SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA”

2012
2012

Aksionarët e Shoqërisë:

  • Z. Avni PONARI
  • SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA
2013
2013

Pensionisti i parë që përfitoi pension periodik

2013

Implementimi i programit të Fondit te Pensionit në bashkëpunim me kompaninë Maqedonase OMS

2014
2014

Fitimi neto në përqindje ka arritur shifrën më të lartë prej 5.86%

2015
2015

Fondi shënon një rritje vjetore mbi 50% të Aseteve Neto për të dytin vit radhazi

2015

Viti me numrin më të madh të anëtareve të rinj në skemë

2019
2019

20-vjetori i kompanisë më të madhe të sigurimeve SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA

2020
2020

Emërimi i Z. Elvis PONARI Administrator i përgjithshëm

Shoqëria Administruese e Fondeve të Pensionit “Sigal Life Uniqa Group Austria” në fund të vitit 2019 zotëron:

Asetet Neto të Anëtarëve

1,333,032,934.10 Lekë

Numri i Anëtarëve

8084 Anëtarë