Fjala e Administratorit të SHAFP SIGAL Life UNIQA!

Përshëndetje dhe mirëseerdhët tek faqja jonë zyrtare,

Ne besojmë tek fuqia e bashkëpunimit, dhe me këtë rast kam kënaqësinë t’ju informoj për veprimtarinë e Fondit të Pensioneve Vullnetare “SIGAL”.
Misioni ynë është që në Shqipëri, sistemi i pensioneve private të jetë risia përendimore dhe një mundësi e shtuar për ruajtjen e standardit të jetesës kur të dilni në pension. Këtë e ofrojmë ne së bashku me stafin e dedikuar dhe specializuar. Ne e ndërthurim këtë mision me pesë vlera thelbësore që mishërojnë jo vetëm atë që përpiqemi të demonstrojmë në çdo përpjekje, por gjithashtu përfshijnë kulturën e kompanisë. Secili nga ne në Fondin SIGAL kemi dhe mbajmë lartë këto vlera:

  • Lidership
  • Integritet
  • Angazhim
  • Përsosmëri
  • Puna në grup

Me një angazhim maksimal në të gjitha nivelet organizative të shoqërisë ne:

  • Jemi shoqëria lider në tregun e pensioneve private dhe më e besuar në fushën e administrimit të aseteve
  • Ofrojmë shërbimin tonë më transparencë dhe standarde të larta
  • Menaxhojmë asetet tuaja në mënyrë sa më efiçiente
  • Veprojmë me profesionalizëm dhe zbatojmë praktikat më të mira të investimit dhe menaxhimit të fondit me shërbim cilësor dhe transparencë maksimale

Fondi i pensionit vullnetar SIGAL është i liçensuar konform legjislacionit të Shtetit Shqiptar. Anëtarët tanë na kanë besuar menaxhimin e kursimeve të tyre  prej vitit 2006. Përfitimet dhe benefitet financiare të pensioneve private janë të shumta si:

  1. Kontributet e derdhura nga punëmarrësi në Fondin e Pensioneve Private SIGAL, zbriten nga të ardhurat personale për efekt tatimi mbi të ardhurat.
  2. Fitimi i realizuar nga investimi i aseteve të fondit nuk i nënshtrohet tatimit.
  3. Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL vlerësohet si shpenzim i zbritshëm për qëllim tatim mbi fitimin.
  4. Shërbimet e ofruara nga Banka për shoqërinë administruese dhe anëtarët e saj, konsiderohen si shërbim financiar dhe si rrjedhojë janë të përjashtuara nga TVSH-ja.

Sistemi i pensioneve private është krijuar i tillë për tju ofruar një pension më të lartë dhe të ruani standardin e jetesës si tani. A e dini që pensioni shtetëror sipas studimeve të fundit është shumë i ulët dhe në të ardhmen mundet të mos arrijë të përmbushë nivelin e minimumit jetik? Prandaj, ky sistem është shumë më tepër i zhvilluar  në perëndim dhe ne kemi qëllimin të arrijmë këtë edhe në Shqipëri. Në Fondin e pensioneve private, paratë e investuara në fond trashëgohen nga pasardhësit, ndryshe nga pensioni shtetëror ku me humbjen e jetës së pensionistit, ai pushon së ekzistuari. Paratë e investuara në fond mund të tërhiqen kur të doni dhe mund zhvillohen sipas mundësisë tuaj. Së fundmi, duke qënë pjesë e SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, ne kemi krijuar mundësinë që klientët tanë të përfitojnë bonuse nga paketa të tjera sigurimi (shëndetin, shtëpinë, makinën) që i ofron kompania mëmë.

Jemi të vetëdijshëm për sfidat që na presin në një kohë ku zhvillimi social dhe teknologjia ndryshon me ritme shumë të shpejta. Ne jemi të motivuar dhe të përgatitur për t’i arritur të gjitha objektivat tona duke ju shërbyer me standardet e një kompanie lider dhe duke sjelle eksperiencat me të mira të vendeve europiane.

Duke shpresuar që jemi emri që ju i besoni të ardhmen tuaj dhe t’ju kemi frymëzuar të bëheni pjesë e rrugëtimit tonë.

Sinqerisht,

Elvis PONARI MBA, Msc

Administrator i Përgjithshëm

×
Përshëndetje,

Kliko "Kujdesi ndaj Klientit" dhe kontaktoni me një përfaqësues të SIGAL UNIQA për të biseduar në WhatsApp ose na shkruani

në adresën e emailit: [email protected]

ose na telefononi: +355 4 22 33 308.

 

×

Merr Kuotim

Për cfare jeni i interesuar?

Sa Deshironi të Investoni?
Të dhënat tuaja: