Në mbështëtje të ligjit 10197, datë 10.12.2009 ’Për Fondet e Pensioneve Vullnetare’, në tregun financiar jo bankar ushtrojnë aktivitetin e tyre tre kompani pensionesh. FPP ”SIGAL”, Raiffeisen PENSIONS, CREDINS PENSIONS, ku Fondi i Pensionit Privat SIGAL zë rreth 50 % të vlerës së aseteve në këtë treg sipas Publikimit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare për vitin 2018. Në Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL, janë të anëtarësuar deri në fund të vitit 2018 rreth 7067 klientë. Klientët tanë aktualë janë kompani të mëdha që funksionojnë në Shqipëri, si Albcontroll, Aeroporti ‘’Nënë Tereza’’, Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, Autoriteti Aviacionit Civil, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, OST, ALEAT, Fondi Shqiptaro Amerikan i Ndërmarrjeve, SOROS, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, AK-Invest, UHY Elite, Universiteti Polis, Trans Adriatic Pipeline (TAP), AVEL, FSHZH (Fondi Shqiptar i Zhvillimit), SIGI shpk, ALKOS shpk, TCPE shpk, RCGF shpk, KEAD shpk, Advance Technology shpk, Kompanitë e Sigurimit SIGAL, ANSIG sha, ATLANTIK, EUROSIG, etj. Në proçes janë edhe institucione e kompani të tjera të mëdha si dhe shumë individë të ndryshëm, brenda dhe jashtë vendit.

Kerko me shume informacion

Sido që të jetë nevoja juaj për mbulimin e sigurimeve, ne jemi këtu për të ndihmuar.
×
Përshëndetje,

Kliko "Kujdesi ndaj Klientit" dhe kontaktoni me një përfaqësues të SIGAL UNIQA për të biseduar në WhatsApp ose na shkruani

në adresën e emailit: [email protected]

ose na telefononi: +355 4 22 33 308.

 

×

Merr Kuotim

Për cfare jeni i interesuar?

Sa Deshironi të Investoni?
Të dhënat tuaja: